Këto janë pyetjet që na i bëjnë vërtet pronarët e klinikave, me përgjigjet që i japim vërtet. Nëse s'e gjen tënden, na shkruj në WhatsApp: përgjigjemi brenda ditës.
FAQ
Janë dy shërbime për dy nevoja të ndryshme. Paketa 100 Lead (1.000 € të parapagueme) të dorëzon 100 lead-e të kualifikueme të mbledhuna prej faqevetona e funnel-eve tona: zero menaxhim, volum menjëherë, pa limit kohe. Paketa Klinika (prej 900 deri 1.200 €/muaj + buxheti i ads-ve) osht menaxhimi i plotë i fushatave me brand-un tand: një rrugë ma e gjatë që ndërton një asset të tuin — faqe, recensione, të dhëna — me CPL që bjen me kohën. Shumë klientë fillojnë me 100 Lead e mandej kalohen në Klinika.
Për Paketën 100 Lead varet prej kostos për lead të periudhës: nuk i fiksojmë limitet e kohës tamam për me e garantu dorëzimin e krejt 100 lead-eve, dhe raporti tremujor me CPL-in mesatar real të jep kohë të pritshme realiste. Për Paketën Klinika fushatat dalin online brenda 1-2 javësh prej setup-it, po faza e validimit kërkon disa javë: rezultatet ma të mira vinë prej muajit të dytë-tretë. Prandaj plani minimal osht tremujor.
Vetëm në Paketën 100 Lead: i dorëzojmë 100 lead-et e kualifikueme, pa limit kohe — paketa mbyllet veç kur me u kompletu dorëzimi. Në Paketën Klinika nuk premtojmë numra fiks, dhe të këshillojmë me pas kujdes prej atyre që e bëjnë: punojmë me CPL target realiste (15-40 € në implantologji) dhe volumi varet prej buxhetit të ads-ve, i cili mbetet nën kontrollin tand.
Paketa 100 Lead mbyllet veç kur me u dorëzu 100 lead-et: pastaj mund me aktivizu një të re ose me u ndalë, pa lidhje. Paketa Klinika arrin skadencën natyrale (3, 6 ose 12 muaj): vendos nëse me rinovu, me ndërru plan ose me nderpre, pa rinovime automatike të fshehuna as penalitete. Në çdo rast llogaria e ads-ve, faqja, follower-at e të dhënat mbeten të tua.
Ti, gjithmonë. Llogaria e ads-ve osht e dedikueme e në emër të klinikës tënde: pixel-i, audiencat, historia e fushatave e të dhënat e mbledhuna mbeten në pronësi tënde edhe nëse e nderpret bashkëpunimin. Në Paketën 100 Lead, përkundrazi, fushatat punojnë në asset-et tona: ti i merr veç kontaktet e kualifikueme.
Paketa Klinika përfshin një privacy policy GDPR të dedikueme për mbledhjen e të dhënave të pacientëve në Itali e BE; edhe në funnel-et e Paketës 100 Lead konsensusi mblidhet në mënyrë konforme. Në të dy rastet të dhënat shkojnë veç te klinika jote, për me iu përgjigje kërkesës së pacientit: nuk rishiten kurrë e nuk ndahen me të tretë.
Menaxhimi tregtar i mbetet klinikës: kontaktet vinë me form, WhatsApp ose mesazh në faqe dhe i menaxhon ekipi yt. Krejt klinikat që punojnë me tregun italian kanë së paku një person që flet italisht; nëse të duhet, të ndihmojmë me script-e e procedura të përgjigjes së parë.
Po, operojmë me ekskluzivitet: nuk menaxhojmë njëkohësisht dy klinika që konkurrojnë në të nâjtat trajtime e të nâjtin target në të nâjtën zonë. Nëse nisha jote osht tashmë e mbuluem prej një klienti tonin, ta themi menjëherë në vend me kriju një konflikt.
