Paketa Klinika osht menaxhimi i plotë i fushatave tueja reklamuese në Facebook, Instagram e Google Ads, të publikueme me faqen e emnin e klinikës tënde, në një llogari reklamimi të dedikueme e në pronësi tënde.
Osht qëllimisht një rrugë ma e gjatë se një paketë lead-esh: duhet një periudhë e zgjatun për me i validu lead-et, kostot e ofertat të klinikës tënde. Po osht mënyra e vetme me ndërtu një asset afatgjatë: lead-e ekskluzive e të ngrohta, një CPL që bjen me kohën dhe një brand që rritet muaj pas muaji e mbetet i yti përgjithmonë.
| Plani | Kohëzgjatja | Fee mujore | Pagesa |
|---|---|---|---|
| Base Tremujore | 3 muaj | 1.200 €/muaj | Pagesë e parapaguar |
| Standard Gjashtëmujore | 6 muaj | 1.000 €/muaj | 60% në aktivizim, 40% pas 2 muajsh |
| Premium Vjetore | 12 muaj | 900 €/muaj | 60% në aktivizim, 40% pas 3 muajsh |
Shënim: Buxheti i reklamimit gjithmonë veçmas: i rekomanduem prej 1.000 deri 3.000 €/muaj, i paguem drejtpërsëdrejti te Meta e Google, jo te ne. Privacy GDPR e dedikueme e përfshirë në krejt planet.
Pse Osht Rrugë ma e Gjatë: Së Parë Validojmë, Mandej Shkallëzojmë
Kush të premton rezultate të qendrueshme brenda dy javësh po shet tym. Javët e para të Paketës Klinika shërbejnë për me validu: testojmë oferta front-end për me e lanë pacientët e rinj me e provu klinikën, pyetje kualifikimi që i filtrojnë kureshtarët e kreativitete me dëshmi video reale të pacientëve të tu — të mundshme vetëm duke punue me brand-un e klinikës.
Osht periudha ku i mbledhim të dhënat që pastaj bëjnë diferencën: cilat oferta funksionojnë, cilat audienca konvertojnë, cili CPL osht i qëndrueshëm për ty. Vetëm mandej shkallëzohet.
Lead-e Ekskluzive e të Ngrohta: Rruga e Pacientit
Me Paketën Klinika pacienti italian s'bjen në një faqe anonime:
- e sheh reklamën e klinikës tënde, me rastet tueja, çmimet tueja, dëshmitë video tueja;
- e viziton faqen tënde, i sheh përmbajtjet, i len like: nxehhet para kontaktit;
- të kontakton kur osht gati: form për kërkesë preventivi, thirrje direkte në WhatsApp ose mesazh në faqen e Facebook-ut.
Çdo kontakt osht ekskluziv — s'ndahet kurrë me klinika tjera — dhe vjen tash i informuem se kush je. Negociata tregtare nis prej krejt tjetër pozicioni krahasue me një lead të ftohtë.
Çka Përfshin Menaxhimi
Një nivel i vetëm shërbimi, i plotë, në krejt planet:
- Setup: llogari reklamimi e dedikueme e në emër të klinikës, pixel e tracking, form-e të personalizueme, funnel-e të testueme, privacy policy GDPR e dedikueme për mbledhjen e të dhënave në Itali e BE.
- Optimizim i përditshëm data-driven: audienca, buxhete e kreativitete të rregullueme çdo ditë. CPL-i bjen me kohën dhe me të nâjtin buxhet merr ma shumë kontakte.
- Raport mujor: ROI, CPL real, konvertime, analizë për kanal e për audiencë, me krahasimin ndaj muajit të kaluem për me i vendosë bashkë buxhetet e ofertat e reja.
- QR code i dedikuem për me mbledhë recensione e dëshmi në faqen e Facebook-ut e në Google Business.
Efekti Compounding: Çka i Mbetet Klinikës Përgjithmonë
Fushatat me brand-un tand punojnë në dy plane: gjenerojnë kontakte sot e ndërtojnë asset-in tand për nesër. Follower-a që rriten, recensione të mbledhuna me QR code-in e dedikuem, komente e besim që grumbullohen, një pixel që e mësön gjithnjë ma mirë se kush osht pacienti yt ideal.
Krejt kjo i mbetet klinikës përgjithmonë, edhe nëse një ditë e nderpret bashkëpunimin: llogaria e ads-ve, të dhënat historike, faqja e rritun. Osht ndryshimi ndërmjet me i me qera shikueshmërinë e me e ndërtu atë.
Për Kë Osht Paketa Klinika
Osht zgjedhja e duhun nëse do me ndërtu një asset brand-i afatgjatë, jo veç me ble kontakte: një kanal akuizimi i yti, me CPL që përmirësohet me kohën e reputacion që asnji konkurrent s'mund me ta kopju brenda natës.
Nëse, përkundrazi, të duhet volum menjëherë pa menaxhu asgjë — për me e testu tregun ose me mbush agjendën shpejt — fillo prej Paketës 100 Lead: shumë prej klientëve tanë fillojnë kështu e mandej kalohen në Paketën Klinika. Shiko planet te faqja e çmimeve.
FAQ
Ti. Llogaria e ads-ve osht e dedikueme për klinikën tënde dhe mbetet në pronësi tënde, me krejt të dhënat historike. Nëse e nderpret shërbimin, të mbetet çdo gjë: fushatat, pixel-i, audiencat e historia.
Fushatat dalin online tipikisht brenda 1-2 javësh prej setup-it. Kontaktet e para vinë menjëherë, po faza e validimit (oferta, pyetje kualifikimi, kreativitete) kërkon disa javë: rezultatet ma të mira shihen prej muajit të dytë-tretë, kur CPL-i bjen e volumet stabilizohen.
Jo, dhe ki kujdes prej atyre që e bëjnë: në Paketën Klinika punojmë me CPL target realiste (15-40 € në implantologji) që i optimizojmë muaj pas muaji; volumi varet prej buxhetit të ads-ve. Nëse do garanci në numrin e kontakteve, ka Paketën 100 Lead: 100 lead-e të dorëzueme, pa limit kohe.
Jo. Fee-ja mujore e mbulon menaxhimin; buxhetin e ads-ve (i rekomanduem 1.000-3.000 € në muaj) e paguên drejtpërsëdrejti te Meta e Google. Kështu ke transparencë totale se ku shkon çdo euro.
Vendos lirisht nëse me rinovu, me ndërru plan ose me nderpre: as rinovime automatike të fshehuna, as penalitete. Në çdo rast llogaria e ads-ve, faqja, follower-at, recensionet e të dhënat mbeten të tua.
