Mënyra ma e shpejtë me kuptu nëse mund me të ndihmu osht një bisedë direkte. As call-e tregtare të pafundme: na thu ç'klinikë ke, cilat trajtime do me i shtyjë e nëse të intereson ma shumë Paketa 100 Lead ose Paketa Klinika, dhe të përgjigjemi me një kuadër të ndershëm se çka me prit.
Analiza fillestare osht falas e pa angazhim: e vlerësojmë prezencën tënde online aktuale, konkurrencën e mundësitë për trajtimet që të interesojnë ma shumë.
Si me na Gjetë
- WhatsApp / Telefon: +39 327 772 6137 — kanali ma i shpejtë, të përgjigjemi brenda ditës.
- Email: starthubproject1@gmail.com — na shkruj lirisht në shqip ose italisht, të përgjigjemi brenda 24 orëve të punës.
- Baza operative: Tiranë, Shqipëri — në zemër të tregut të turizmit dentar.
Përdore butonin e WhatsApp-ut në faqe: gjen një mesazh të parapërgatitun, mjafton me e plotësu me trajtimet kryesore e shërbimin që të intereson.
Çka me Përgatitë për Bisedën e Parë
Për me e bâ analizën vërtet të dobishme, na ndihmon me ditë:
- cili shërbim të kuresht ma shumë: Paketa 100 Lead (volum menjëherë, zero menaxhim) ose Paketa Klinika (asset brand-i, menaxhim i plotë) — ose ta themi ne pas analizës;
- cilat trajtime do me i shtyjë (implantologji, All-on-4, proteza, estetikë...);
- çmimorin tand orientativ për ato trajtime;
- kush i menaxhon sot kontaktet me pacientët italianë e në ç'gjuhë;
- për Paketën Klinika, një buxhet ads orientativ mujor (intervali i rekomanduem osht 1.000-3.000 €).
Me këto informacione të përgatisim një skenar realist CPL-je e volumesh, pa premtime të fryna.
FAQ
Po. E vlerësojmë prezencën tënde online, konkurrencën e mundësitë për trajtimet tueja, dhe të paraqesim një skenar me numra të ndershëm për të dy shërbimet. Nëse pastaj vendos me mos vazhdu, s'ka asnjë angazhim.
Në WhatsApp përgjigjemi brenda ditës; me email brenda 24 orëve të punës. E dimë që në punën tënde shpejtësia e përgjigjes bën diferencën: vlen edhe për ne.
